Tirana në “terr”, këto zona mbeten pa energji sot dhe nesër

Ndaje

Kryeqyteti do të qëndrojë në “terr” për disa orë me radhë. Për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve të kabinave, OSHEE ka njoftuar se ditën e sotme dhe ditën e nesërme disa lagje të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.

OSHEE njofton se sot stakime të energjisë do të ketë: në rrugën “Riza Cuko” pjesërisht, rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Lord Bajron”, rruga “Rexhep Preza”, rruga “Koli Bano”, nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 stakim të energjisë do të ketë në rrugën Tahir Sinani”, si dhe në rrugën “Pandi Dardha”. Po kështu nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të ndërprerje të energjisë rruga “Sabri Preveza”, rruga “Teodor Keko”, rruga “Naim Frashëri”, rruga “Jordan Misja”, rruga “Petro Marko”, rruga “Haxhi Hysen Dalliu”.

Për sa i përket ditës së nesërme, OSHEE bën me dije se ndërprerje do të ketë: në orën 09:00-15:00/rruga “Mine Peza”, rruga “Teodor Keko”, në orën 9:30-15:00/rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”ndërsa në orën 09:00-12:00/ rruga “Myslym Keta”, rruga “Tahsim Shehu”, rruga “Ramazan Disha”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje