Pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor, çfarë ndodh nëse PUK çregjistrohet nga zgjedhjet

Ndaje

Kolegji Zgjedhor po shqyrton sot kërkesën e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, i cili rrëzoi kërkesën e tij për çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë seancës në Kolegj, Beqiri tha se data 30 qershor nuk mund të jetë datë zgjedhjesh pas dekretit të Presidentit.Kryetari i PUK, Idajt Beqiri tha se mori vendimin për ç’regjistrim pas çdekretimit të zgjedhjeve nga presidenti.

Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.

Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Trupa e gjyqtarëve që po shqyrton kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Nëse Kolegji Zgjedhor do të pranojë kërkesën e Idajet Beqiri për çregjistrimin e Partisë së Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, atëherë KQZ duhet të ndalojë procesin zgjedhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje