Denoncimi i rëndë: Gruaja aksidentohet për vdekje nga polici i dehur, njoftimi...

Denoncimi i rëndë: Gruaja aksidentohet për vdekje nga polici i dehur, njoftimi për mediat ndryshohet

63
0
Shares

Një denoncim është bërë publike përmes ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mesazh thuhet se një grua 49-vjeçare, e identifikuar si Sadete Bregaj është përplasur për vdekje nga makina që drejtohej nga një punonjës i policisë.

Qytetari që ka denoncuar këtë lajm shprehet se polici ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit dhe ka tentuar të largohet nga vendngjarja pa njoftuar as ambulancën.

Ndërkohë mediave, sipas qytetarit, u është thënë se gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ja njoftimi i plotë i ish Kryeministrit Berisha:

Narkopolici i dehur shtyp për vdekje qytetaren, njoftimi jepet se “është jashtë rreziku per jetën”.

Lexoni denoncim e qytetarit dixhital! sb

Doktor përshendetje! Para tre ditësh një polic përplasi një zonjë në një fshat të Fierit, duke e lenë të vdekur në vend. Zonja quhet Sadete Bregaj, 49 vjeç. Ndërsa të afërmit e therristin Miftime, por di që në gjendjen civile njihet me emrin e parë. Polici në ata moment ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka tentuar të largohet menjëherë nga vendngjarja, madje nuk ka njoftuar as ambulancën, duke e lenë zonjën të dergjej. Në media lajmi është përhapur se” Një zonjë është përplasur nga makina por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, do doja të kishte një hetim mbi këtë ngjarje. Faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY