“Policia të mos bindet”, Lleshaj kapet me Bashën: Përgjegjës je ti për...

“Policia të mos bindet”, Lleshaj kapet me Bashën: Përgjegjës je ti për thirrjet kundër ligjit

50
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka ngurruar ti kthejë një përgjigje Lulzim Bashës, pas deklaratës së kryedemokratit se arrestimet janë politike. (kliko ketu).

Përmes Twitter-it, referuar protestës së djeshme në Librazhd, Lleshaj tha se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend dhe shtoi se askush nuk do tolerohet.

“Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin”,- thotë ministri.

Pas protestës në Librazhd, policia arrestoi 7 persona, mes tyre drejtues e ish-deputetë të PD, si dhe procedoi 23 persona të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY