“Gjahu politik nuk jam unë”, Rama: Nuk dorëzohem as si Kryeministër, as...

“Gjahu politik nuk jam unë”, Rama: Nuk dorëzohem as si Kryeministër, as si qytetar

97
0
Shares

Kryeministri Edi Rama përsëriti dhe njëhërë se kurrë nuk do të dorëzohet, as si  kryeministër por as si qytetar i thjeshtë. Kryeministri lëshoi një sër akuzash, sulmesh ndaj kundërshtarëve të tij politikë, ndërsa tha se gjahu politik nuk është ai, por vetë Shqipëria.

Duke u përpjekur të nxjerrë arsyet pse presidenti Meta vendosi çdekretimin e zgjedhjeve, Rama tha se vetë e kishte votuar Ilir Metën si president dhe se për këtë gjë nuk është penduar. Ajo çka ai tha ishte se nuk e kishte imagjinuar që Meta do të sillej kështu.

Gjithë filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur iu ka ardh fjalë për këtë kategori. Është vërtet ta shtangësh historinë. Kështu vijmë te pyetja kryesore. Pse Ilir Meta bëri këtë ndërhyrje të hatashme, kërcënim për logjikën njerëzore. E bëri fiks në ditën kur SHBA dënoi publikisht dhunën, bojkotin e kërcënimet për pengim. Duke treguar me gisht dy persona. E zhbëri firmën e tij si të ishte një mbetje kafeje për tu shtypur me gisht për të parë të ardhmen në fund të filxhanit”,-tha Rama në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY