Përgjimet/Zagani tregon takimin me gazetarin gjerman: Ja çfarë biseduam

Përgjimet/Zagani tregon takimin me gazetarin gjerman: Ja çfarë biseduam

43
0
Shares

Pjesë e diskutimeve për përgjimet e BILD është bërë dhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani. Në një lidhje telefonike me emisionin “360 Gradë” tregoi se si ishte lidhur me gazetarin gjerman Peter Tiede.

Zagani është shprehur se ai u njoh me të për shkak të interesimit që kishte gazetari. Sipas Zaganit menjëherë filloi edhe bashkëpunimi me gazetarin për çështjen e tij dhe problemet në Shqipëri.

“Unë vet dhe me ndonjë mik timin studiova kush ishte Tiede, dhe ramë dakord që do bashkëpunonim për lidhjet që ai ishte i interesuar lidhur me çështjen time dhe sa isha unë i interesuar ti’a argumentoja me fakte ato që do flisja dhe do diskutonim bashkë para kamerave dhe me gazetarin. Kryem bashkëbisedimin para kamerave dhe kur dolën ato që unë kisha, ai më thotë unë ato gjëra dua ti verifikoj live. Ti çfarë më këshillon, ku mund ti verifikoj në Shqipëri dhe unë i dhashë referencat e mia.”, tregon Zagani. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY