Tritol në banesën e vëllait të Sajmir Taullaut, lidhja me grupin e...

Tritol në banesën e vëllait të Sajmir Taullaut, lidhja me grupin e Aldo Bares

46
0
Shares

Një sasi me eksploziv iu vendos banesës së Albert Taullaut  në Lushnje. Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Albert Taullau është vëllai i Sajmir Taullaut, të cilit disa muaj më parë iu bë atentat në lokalin e tij.Taullau është larguar jashtë vendit bashkë me familjen kur vëllait të tij iu bë atentat në 2018 në rrethrrotullimin e Plugut.

Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit në vitin 2018 iu bën dy atentate nga të cilat ai mori vetëm disa dëmtime të lehta.

Saimir Taullau është një biznesmen i fuqishëm në qytetin e Lushnjes, ndërkohë që aktivitetin e tij tregtar e ka zgjeruar dhe në vendet fqinje si Itali e Greqi.

Lidhja me Aldo Baren

Gjithë familja Taullau është përfshirë që prej vitit 1997 në një konflikt me grupin e Aldo Bares, ku është vrarë dhe vëllai i Saimirit, Baki Taullau.

Saimir Taullau ka dëshmuar në gjyq për atentatin ndaj të vëllait, duke thënë se i njihte personat që e vranë, duke i identifikuar ata si anëtarë të grupit të Aldo Bares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY