Opozita distancohet: Nuk ia dhamë ne përgjimet gazetës ‘Bild’

Opozita distancohet: Nuk ia dhamë ne përgjimet gazetës ‘Bild’

40
0
Shares

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi komenton për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ditën e djeshme. Ai thotë se gazetari Peter Tiede i mori materialet në Shqipëri, por sqaron ai, nuk ka qenë opozita ajo e cila i serviri përgjimet të cilat kanë tronditur maxhorancën qeverisëse.

“Ato që dëgjuan dje shqiptarët nuk janë sekret, dihen prej kohësh. Unë kam thënë në Parlament që Durrësi është bërë kryeqyteti i krimit të organizuar në Shqipëri. Neve nuk na besonin kur flisnim për presionin mbi administratën dhe shitblerjen e votës. Të gjitha ato që kemi thënë ne u konfirmuan katërcipërisht dje. Shitblerja e votës dhe kërcënimi i zgjedhësve janë vepra penale. Ne i kemi dokumentuar me mundësitë tona, por për të qenë prova duhen procese hetimore. Ja ku e kemi një dosje me të dhëna tronditëse, por mesa duket nuk i bëjnë përshtypje Edi Ramës dhe do të duheshin që media t’i nxirrte pasi prokuroria fle mbi ato dosje”, u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY