Dosja 339/ Tërhiqen prokurorët: Urdhri nuk prek median

Dosja 339/ Tërhiqen prokurorët: Urdhri nuk prek median

38
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda një ditë më parë nxori një urdhër ndalimi për publikimin e materialeve të dosjes 339.

Ky urdhër erdhi pas publikimit të 6 audio-përgjimeve nga gazeta “Bild”, në të cilën përfshiheshin në biseda zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Astrit Avdylaj.

Por ditën e sotme, po dy prokurorët që nxorën këtë urdhër Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, janë tërhequr.

Ata sqarojnë se ndalimi i publikimit të akteve sekrete të dosjes 339 nuk prek gazetarët dhe mediat.

 “Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen”,-sqarojnë prokurorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY