FOTO/Mbillte kanabis në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

FOTO/Mbillte kanabis në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

44
0
Shares

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor antikanabis i koduar “Lugina”. Burime nga policia bëjnë me dije se janë kapur 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike si dhe fidanë cannabis sativa.

Në pranga ka rënë poseduesi i tyre.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori i tentativës për kultivim.

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Dorës tentonte të kultivonte bimë narkotike, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lugina’.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. V., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në luginën “Përroi i Dorëzit”, në territorin e fshatit Dorez, u konstatua një objekt, i pështatur si banesë ku u gjetën 60 kubikë dhe fidanë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY