FOTO/Trump zbarkon në Angli, Mbretëresha flet për aleancë, vendasit e presin me...

FOTO/Trump zbarkon në Angli, Mbretëresha flet për aleancë, vendasit e presin me protesta

60
0
Shares

Donald Trump do të takohet me Kryeministren Theresa Maj për bisedimet në ditën e dytë të vizitës tre-ditore të presidentit amerikan në Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime, ku do të diskutohen çështje të tilla si ndryshimet klimatike.

Vizita e Trump nuk është pritur mirë nga vendasit. Në shkallë të gjerë janë planifikuar protesta në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë një demonstrim në Trafalgar Square.

Udhëheqësi i Partisë opozitare LaburisteJeremy Corbyn do t’i drejtojë protestuesit në tubimin në Londër.

Ndërkohë dje Trump ishte në takim me Mbretëreshën, ku të dy lavdëruan miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada.

Ja çfarë axhende është përcaktuar:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY