FOTO/Plagosi babë e bir gjatë protestës, policia bie në gjurmët e autorit

FOTO/Plagosi babë e bir gjatë protestës, policia bie në gjurmët e autorit

80
0
Shares

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së dy qytetarëve ( babë e bir) gjatë protestës së opozitës ditën e dielë, konkretisht Ymer Çela dhe djalit të tij Erjon Çela.

Policia sqaron se është kapur dhe ndaluar një prej autorëve të “Plagosjes së rëndë me dashje”, të dy shtetasve mbrëmjen e datës 2 Qershor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në vijim të kqyrjes së pamjeve filmike, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi me inisiativë i shtetasit :

Z. S, 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, (i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”).

Ndalimi i tij u bë pasi më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir) banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”,-njofton policia.

Këtu janë fotot pas goditjes së tyre gjatë protestës:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY