Korça zgjohet sërish me tërmet, dy lëkundje të tjera

Korça zgjohet sërish me tërmet, dy lëkundje të tjera

45
0
Shares

Edhe pse me intesitet më të ulët, Korça prapë është në valën e tërmeteve. Edhe mëngjesin e sotëm, zona ka ndjerë disa lëkundje tërmeti.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy lëkundje janë regjistruar pak pas mesnatës dhe në orët e para të mëngjesit.

Konkretisht tërmeti i parë ra në orën 00:23 me magnidutë 2.4 ballë, 16 km nga Korça, ndërsa tërmeti i dytë u regjistrua në orën 03:06, me magnitudë 2.1 balla.

Kujtojmë se prej tre ditësh tërmetet në rajonin e Korçës nuk po ndalen. Janë dëmtuar rreth 80 banesa, ndërsa shumë familje janë sistemuar në çadra pa iu dhene një alternative zgjidhjeje për shtëpitë e tyre në të ardhmen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY