Surprizat e motit, këtë javë parashikohet anticiklon

Surprizat e motit, këtë javë parashikohet anticiklon

75
0
Shares

Moti në vendin tonë është karakterizuar nga një paqëndrueshmëri, temperaturash mesatare dhe reshje shiu të shumta. Tashmë ka hyrë muaji Qershor i cili po prapë ka startuar me kthjellime dhe shira në të gjithë zonat., ndërsa vazhdimi do të jetë premtues.

Referuar, meterologëve në Shqipëri por dhe të huaj, (itali), ata thonë se është duke u afruar një anticiklon nga Azoret.  Këto janë ditët e fundit të paqëndrueshmërisë, nga sa parashikojnë ekspertët e “Il Meteo”.

Ftohtë dhe shi, por të premten në Itali mbërrin vera. Përpara afrimit të valës së nxehtësisë do të ketë – sipas tyre, – edhe një rënie tjetër temperaturash.

Grahmat e fundit këto të frontit të ftohtë të përplasur mbi Itali dhe pjesë të tjera të Europës, fundjavën që shkoi, me reshje të dendura e mot të zymtë.

Mesjava në fakt duket se do të jetë me stuhi, sidomos në lindje të kontinentit të vjetër. Situata nuk duket shumë e mirë as në rajonin e Mesdheut për disa ditë.

Është pikërisht ky sistem i paqëndrueshëm që kalon nëpër Korsikë, Sardenjë, më lart në Itali dhe në disa pjesë të Ballkanit.

Nga e premtja, anticikloni sjell një të ngrohtë të qëndrueshëm në veri të Italisë dhe termometri do të arrijë të tregojë 30 gradë Celsius, siç edhe duhej të pritej nga një muaj i zakonshëm qershori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY