FOTO/Banorët në qiell të hapur pas tërmeteve, Erion Isai i viziton dhe...

FOTO/Banorët në qiell të hapur pas tërmeteve, Erion Isai i viziton dhe nuk ngurron t’iu hajë petullat

170
0
Shares

Situata me tërmetet në Korçë ende nuk ështe stabilizuar, ku vetëm mëngjesin e sotëm ishin ndjerë lëkundje të tjera, ndonëse me intesitet më të ulët. Gjithsesi, banorët janë ende në panickdhe nuk ndjehen të sigurt brenda banesave të tyre.

Për të inspektuar situatën dhe dëmet, kandidati për bashkinë e Kolonjës, aktori i njohur Erion Isai, është paraqitur ditën e djeshme, i shoqeruar dhe nga Elisa Spiropali.

Të dy kanë vizituar çadrat ku ndodhen banorët si dhe dëmet që kanë pësuar shtëpitë e tyre. Teksa shfletuam albumin me foto të hedhur në faqen e Elisës, vumë rë se teksa Isai ka biseduar me ata, me qejf ka ngrënë edhe disa petulla që i janë ofruar nga banorët.

Banorët e tre fshatrave në Korçë, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë që u prekën nga tërmeti të shtunën kanë kaluar natën e dytë jashtë në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY