DETAJE/Protesta e shtatë masive e opozitës, policia arreston 30 persona

DETAJE/Protesta e shtatë masive e opozitës, policia arreston 30 persona

37
0
Shares

Pas përfundimit të protestës së djeshme, menjëherë policia shoqëroi 61 persona, ndërsa arrestoi 30 të tjerë.

Në protestën e tre orëshe të opozitës para Kryeministrisë dhe Kuvendit mbetën të lënduar disa persona. Nga Ministria e Shëndetësisë u konfirmuan se të plagosur mbetën 13 persona, 10 prej të cilëve policë dhe 3 qytetarë.

Edhe pse protesta ishte totalisht paqësore dhe që u shoqërua vetëm me fishekzjarre kryesisht si gjest simbolik,  serish policia me urdhër politik, ka bërë listën me personat që duhet të arrestohen ose të procedohen penalisht.

Opozita ka vendosur mos të tërhiqet nga aksioni i tyre, teksa nga ana tjetër kryeministri Rama ka nisur të kryejë fushatat elektorale në zonat e Bashkive ku kandidon i vetëm.

Protesta e ardhmshme e opozitës do të jetë në 8 Qershor, ditën e shtunë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY