Trump largon zyrtarin e njohur që lobonte për ndarjen e Kosovës

Trump largon zyrtarin e njohur që lobonte për ndarjen e Kosovës

91
0
Shares

Një shkrim i fundit i Washington Post ka nxjerrë së fundmi, informacionin se John Bolton është shkarkuar nga Donald Trump. Emri i tij është i njohur për shkak të përfshirjes së tij në çështjen e Kosovës.

Këshilltari i Sigurisë së Donald Trump ka qenë njeriu i kontaktuar nga lobistët e Edi Ramës dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me planin për ndarjen e Kosovës.

Lobimi tek Bolton ka bërë që Rama, Thaçi dhe Vuçiç të pretendonin se kishin mbështetjen e Donald Trump dhe SHBA-së në planin e tyre të ndarjes së Kosovës.

Kujtojmë këtu se në vitin 1997-1998 John Bolton ka qenë një nga njerëzit që ka kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe më pas edhe çlirimin e saj nga forcat e SHBA dhe NATO-s.

Largimi i John Bolton nga pozicioni i këshilltarit të Trump, ka rrëzuar edhe pretendimet e mbështetjen e tyre.

Një person i afërt me z. Trump tha se situata e krijuar për shkarkimin e tij  ngjante me atë kur presidenti u kthye në Rex W. Tillerson,me  sekretarin e tij të parë të shtetit.

Të tjerët shprehën dyshime se zoti Trump do të shpëtonte nga zoti Bolton para fushatës së rizgjedhjes së vitit të ardhshëm. Nga ana e tij, zoti Bolton ka shprehur privatisht zhgënjimin e tij me presidentin, sipas disa zyrtarëve.

SHKRIMI NE WASHINGTON POST 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY