Suprizave e zgjedhjeve, rikthehet në PE Silvio Berlusconi

Suprizave e zgjedhjeve, rikthehet në PE Silvio Berlusconi

45
0
Shares

Zgjedhjet për parlamentin europian janë kryefjalë e zhvillimeve në vendet e BE. Përveç Arba Kokalarit, 32-vjeçares që triumfoi duke hyrë për herë të parë një shqiptar në PE, supriza ishte dhe për italianët.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, i cili pas largimit nga politika për shkak të skandaleve seksuale, ka arritur të hyjë në PE për herë të tretë.

Berlusconi, 82-vjeçar, e bëri publik lajmin për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian një muaj më parë.  Partitë e koalicionit qeverisës në Itali dëshirojnë që të ndalin procesin e integrimit evropian dhe që fuqia të rikthehet te qeveritë e shteteve të BE-së.

Por, Berlusconi tha se dëshiron pikërisht të kundërtën. Ai tha se dëshiron që Evropa të “rikthehet në projektet e themeluesve të saj, të cilët dëshironin një Evropë më të bashkuar, një Evropë me një politikë të jashtme të përbashkët dhe me një politikë të përbashkët të mbrojtjes”.

Berlusconi tha se nëse Evropa bashkohet ushtarakisht, atëherë do të ishte “fuqi” e madhe botërore.

Për gati pesë vjet, Berlusconit i ishte ndaluar që të garonte për ndonjë post publik, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksa. Por, vitin e kaluar, një gjykatë vendosi që t’ia heqë këtë ndalesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY