Dosjet 184 dhe 339, Kryeprokuroria Marku tregon se çfarë është bërë me...

Dosjet 184 dhe 339, Kryeprokuroria Marku tregon se çfarë është bërë me to

55
0
Shares

Teksa po raporton në Komisionin e Ligjeve, Kryeprokurorja Arta Marku është pyetur për punën e organit të akuzës gjatë vitit 2018.

E pyetur se çfarë po ndodh me peshqit e mëdhenj, Marku tha se dosjet 339 dhe 184 janë ende nën hetim, pasi ka pasur rreth 700 CD të pazbardhura.

“Dosjet e përgjimeve janë në hetim. Nëse do kishte vendimmarrje do ishte marrë vesh. Çështja 339 ka pasur 700 CD të patranskriptuara. Ju garantoj që shumë shpejt do kemi një vendimmarrje të shpejtë.

Dhe 184 ka qenë në të njëjtën gjëndje. Janë regjistruar përgjime pa asnjë veprim hetimor.pas dy vitesh janë regjistruar emrat e personave në hetim. Ka një prokuror që po heton dhe po zbardhen transkriptet dhe besoj se do të ketë një vendimarrje të shpejtë.  U kam kërkuar prokurorëve që të hetojnë shpejt, pa cënuar cilësinë dhe të dalin me vendime për dosjet që kanë tronditur politikën shqiptare”,- u shpreh Marku.

Një prej deputetëve që ka ngritur më së shumti pyetje ka qenë Lefter Maliqi, ndërsa një prej dosjeve që ai përmendi është dhe ajo e vrasjes së ish-bankierit Artan Santo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY