Atentati në Vlorë, shpëton shënjestra: Më ngatërrojnë me vrasësin e avokatit grek

Atentati në Vlorë, shpëton shënjestra: Më ngatërrojnë me vrasësin e avokatit grek

36
0
Shares

Shenjestra e atentatit në Vlorë (kliko ketu)dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata. I plagosuri ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar për në spitalin e Tiranës, ndërsa miku i tij 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli humbi jetën.

Sipas policisë personi i plagosur Eno Mataj që dyshohet të jetë edhe shenjestra e atentatit kishte pak më shumë se 6 muaj i kthyer nga Greqia ku edhe ishte i dyshuar e dënuar për grabitje.

Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së avokatit grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Ndërsa në fshat njiheshin si persona te qetë. 22 vjecari që gjeti vdekjen ishte një person pa probleme dhe pa precedent sipas policisë.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Mata ka thënë se është pikërisht ngjarja e ndodhur në Greqi, ajo që është transferuar edhe në vendin tonë. “Më ngatërrojnë me një anëtar bande për vrasjen e një avokati grek” është shprehur ai, ndërsa deklaron se porosia për vrasjen e tij ka ardhur nga Greqia.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr drejt banesave të tyre në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY