VIDEO/Dalin pamjet kur shoferi fluturoi nga 200 metra lartësi drejt lumit, ja...

VIDEO/Dalin pamjet kur shoferi fluturoi nga 200 metra lartësi drejt lumit, ja pse i riu pritet të arrestohet

97
0
Shares

Policia ka publikuar pamjet e momentit kur qytetarët, punonjësit e rendit dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë nga furgoni i bërë copash të riun që ra nga një lartësi prej 200 metrash e më pas u përplas në lumin Shkumbin.

Po sipas policië, 30 vjeçari i cili ka humbur kontrollin e automjetit ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur e për pasojë ka rënë nga rruga drejt e në lumë.

Policia shpjegon se do të arrestojë Klajdi Muratajn nga Tirana.

Librazhd Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës. Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumit e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/lGrupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehurPolicia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës.#Zbatorregullateqarkullimitperdestinaciontesigurte

Publiée par Policia e Shtetit sur Vendredi 24 mai 2019

Ja çfarë shkruan Policia, e cila thotë se do ta arrestojë të riun:

Librazhd

Drejton mjetin në gjendje të dehur, bie në lumë me gjithë mjet, por falë vendosjes së rripit të sigurimit dhe ndërhyrjes në kohë të policisë, zjarrfikëses, mjekëve të urgjencës dhe banorëve, drejtuesi i mjetit shpëton nga humbja e jetës.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në dalje të qytetit të Librazhdit, një automjet furgon mallrash me drejtues shtetasin K.M., 30 vjeç, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Me marrjen e njoftimit , forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Nga forcat Shqiponja, punonjësit e policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikës, komunitetin dhe mjekët e urgjencës u bë e mundur nxjerrja nga lumit e drejtuesit të mjetit, i cili u transportua menjëherë për në Spitalin e Librazhdit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore , drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.73 mg/l

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërko që drejtuesi i mjetit do arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Policia rrugore e Elbasanit falënderon qytetarët për njoftimin në kohë për aksidentin e ndodhur, banorët që u angazhuan dhe kontribuuan në nxjerrjen nga lumi të 30 vjeçarit, si dhe apelon edhe njëherë për drejtuesit e automjeteve që të mos drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit , e më keq akoma në gjendje të dehur, pasi destinacioni dhe jeta e tyre vihet në rrezik, por edhe jeta e përdorueseve të tjerë të rrugës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY