Zgjedhjet për Parlamentin Europian, Shehaj thirrje shqiptarëve: Votoni Alketën!

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, Shehaj thirrje shqiptarëve: Votoni Alketën!

197
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj, përmes një postimi në FB i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Belgjikë të votojnë në zgjedhjet për parlamentin Europian shqiptaren Alketa Selimaj.

Shehaj thekson se Alketa është një vajze e shkelqyer dhe njihet nga bashkëqytetarët tanë në Belgjikë për aktivizimin e saj. Si themeluese e shoqatës së parë për femrat atje, ajo ka ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara.

POSTIMI I SHEHAJ:

Miq të dashur, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë. Në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, me 26 Maj, për Parlamentin Europian, në disa vende të BE, ka parti që kanë në listat e tyre kandidatë shqiptarë. Kjo është një shenjë e integrimit dhe e suksesit të njerëzve tanë. Ata janë shembull frymëzimi dhe krenarie për arritjet e tyre, falë talentit, kurajos dhe punës së palodhshme.

Në Belgjikë, spikat Alketa Selimaj. Ajo renditet e pesta për deputete federale, në Partinë CDH.

CDH, Qendra Demokrate Humaniste, është një parti e qendrës së Djathtë, anëtare e Partive Popullore ku aderon edhe Partia Demokratike.

Alketa është një vajze e shkelqyer dhe njihet nga bashkëqytetarët tanë në Belgjikë për aktivizimin e saj. Si themeluese e shoqatës së parë për femrat atje, ajo ka ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara.

Zgjedhja në Parlamentin Europian e politikanëve shqiptarë do të ishte një sukses i jashtezakonshem dhe një mbështetje e padiskutueshme për vendin tonë në procesin e integrimit. Me Alketa Selimajn, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, do të kenë një avokate të sigurtë, një zë më shumë në krah, drejt rrugës europiane.

Ndaj miq të dashur dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë dhe gëzoni të drejtën e votës, mos ngurroni të tregoni mbështetjen për kandidaten Alketa Selimaj, numri 5 në listën e CDH, të Dielën me 26 maj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY