Basha zbulon dy emrat e socialistëve: Jeni në survejim, tabulatet ua kemi...

Basha zbulon dy emrat e socialistëve: Jeni në survejim, tabulatet ua kemi çuar ndërkombëtarëve

100
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ndodhur në Berat,  ka bërë një denoncim të fortë ndaj Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.

Lideri demokrat i ka akuzuar këta të fundit se kanë kërcënuar anëtarët e KQZ-së.

Basha tha se Taulant Balla dhe Damian  Gjiknuri janë kapur në tabulate duke kërcënuar anëtarët e KQZ-së, dhe se këto tabulate tashmë u janë dërguar ndërkombëtarëve.

Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla tabulatet telefonike ku ju kërcënoni anëtarët e KQZ-së tashmë u janë çuar ndërkombëtarëve dhe jeni të survejuar. Nuk keni asnjë shans të kryeni grushtin e shtetit.Tërhiquni sa nuk është vonë, ndryshe Kushtetuta dhe Sovrani do t’ju gjykojnë.Drejtësia e re do ju japë dënimin e merituar me ligj.”, është shprehur Lulzim Basha.

Ai theksoi se asgjë nuk i ndal dhe i tremb pasi luftojnë për një kauzë të drejtë.

Këtë të shtunë një bashkim tjetër i madh zemrash dhe mendjesh do të zbarkojë në Tiranë. Nuk ka nevojë të më thoni unë e dëgjoj që Berati do të jetë në krye”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY