I zbulohen fishekët në shtëpi, kapet një person në Gjirokastër

I zbulohen fishekët në shtëpi, kapet një person në Gjirokastër

53
0
Shares

Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi iu gjetën fishekë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuastruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm, raporton policia.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në prangat e policisë ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale Sh.Sh., banues në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY