“Nuk ka gaz lotsjellës që na ndan”, Basha para protestuesve: Edi Rama...

“Nuk ka gaz lotsjellës që na ndan”, Basha para protestuesve: Edi Rama tradhtar i Kosovës

54
0
Shares

Teksa situata para kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar, kryetari i PD-së Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos largohen, të jenë të bashkuar dhe të mos i tremben gazit lotjsellës të policisë.

Nuk ka gaz lotsjellës e brutalitet policor ta ndalë e ta shpërndajë vullnetin tonë sot. Bashkohuni miqtë e mi, vëllezër e motra. Protesta vazhdon e do të vazhdojë. Beteja do të vazhdojë deri në fitore. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa. Asgjë më kriminale nuk ka se pasi të vjedhësh taksat e popullit ti përdorësh ato për të helmuar protestuesit. Prandaj si garancia e vetme për kushtetutë dhe ligj, me një kërkesë, me një mision, me një qëllim, “E duam Shqipërinë sie gjithë Evropa”, deklaroi lideri i opozitës.

Gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve, kreu demokrat, Lulzim Basha e konsideroi Edi Ramën si tradhtar të Kosovës, duke mos dhënë komente të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY