Atentati ku mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, FNSH dhe Delta...

Atentati ku mbeti i plagosur një kalimtar i rastësishëm, FNSH dhe Delta zbarkojnë në Vlorë

64
0
Shares

Atentati në Vlorë ku një person mbeti i plagosur aksidentalisht, dyshohet se kishte si objektiv një të ri të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar.

Policia e Vlorës konfirmon se tashmë në Vlore si edhe njësitë administrative rreth saj ku dyshohet se janë fshehur atentatorët kanë zbarkuar forcat e ndërhyrjes së shpejtë FNSH, si dhe Delta Forcë.

Në njësitë administrative të fshatrave Babicë e Vogël dhe e Madhe, Shushicë, Bestrovë, Kërkovë, Bunavi etj janë zonat ku është fokusuar më tepër kontrolli ndikuar edhe nga vendodhja e automjetit të djegur.

Mesohet se policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, por asnjëri ende nuk është identifikuar si autor i mundshëm i ngjarjes.

Gjithashtu kontrolle ka pasur në disa banesa në brendësi të qytetit si edhe në njësitë administrative të lartëpërmendura, ndërsa jane marrë edhe pamjet filmike të bizneseve të zonës ku po vëzhgohen për ta zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY