FOTO/Zhupa nxjerr dokumentat: Veliaj jep 1 miliard lekë nga taksat tona për...

FOTO/Zhupa nxjerr dokumentat: Veliaj jep 1 miliard lekë nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia

68
0
Shares

Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka publikuar disa dokumenta të reja, përmes të cilave bën një tjetër denoncim të rëndësishëm.

Zhupa ka zbuluar duke e faktuar, se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka dhënë 1 miliard lekë nga taksat për të betonizuar Parkun Rinia.

Duke ju referuar dokumentave të tenderit përkatesisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni”,-sqaron ndër të tjera Zhupa.

REAGIMI  I PLOTE

Veliaj jep 1 miliard lek nga taksat tona për të betonizuar Parkun Rinia! Projekti i rradhës është heqja nga kurora e gjelbërt e Parkut Rinia e 6000m2 sipërfaqe gjelbërim.

Bashkia Tiranë me 30 Prill 2019 ka hapur procedurën e tenderimit me Objekt ”Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek .

Duke ju referuar dokumentave të tenderit përkatesisht projektit teknik të propozuar, ndërhyrjet konsistojnë në rikonceptimin e Parkut Rinia me qëllim ndërtimin e disa hapësirave të reja të emërtuara si sheshe, qe sjanë gje tjeter vetëm shtrim betoni.

Atë që bashkia e Veliajt përpiqet ta propagandojë si një projekt modern, në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse afera e rradhës dhe betonizimi i të hapësirës së fundit të gjelbër pranë qendrës së Tiranës duke i hequr Parkut një hapësire të gjelbërt prej 6000 m2 .

Mos harrojmë që në 30 Dhjetor 2015, Bashkia ka miratuar edhe parkim nëntokësor, me 4 kate poshtë Parkut Rinia. Që do të thotë betonizim edhe nëntokë dhe mbi tokë tek parku i vetëm i ngelur në qëndër të Tiranës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY