VIDEO/Dhunë dhe përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve në Venezuelë, Maduro...

VIDEO/Dhunë dhe përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve në Venezuelë, Maduro “zihet” ngushtë

60
0
Shares

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, pretendon se ka mposhtur atë që ai e quajti një kryengritje ushtarake nga kreu i opozitës, Juan Guaidó. Dhjetra gardianë  u përplasën me opozitën të martën ku u plagosën më shumë se 100 njerëz. (kliko këtu).

Por në një dalje televizive, presidenti Maduro tha se z. Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij.

Z. Guaidó këmbëngul që Z. Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura dhe se një tranzicion paqësor po ndodh.

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje mbështetësve të tij për të dalë përsëri të mërkurën.

Z. Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe më në Amerikën Latine.

Keto janë disa nga pamjet sesi policia dhe ushtria sulmon dhe dhunon qytetarët që protestojnë duke kërkuar largimin e Maduros. Madje, Maduro ka urdhëruar që tiu vështirësohet puna dhe reporterëve të rrjeteve BBC dhe CNN të cilët ndodhen aty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY