FOTO/Rexhina humbi jetën në spital, ja çfarë bëjnë gratë shtatzëna në Itali...

FOTO/Rexhina humbi jetën në spital, ja çfarë bëjnë gratë shtatzëna në Itali për të

203
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë, padyshim tronditi opinionin publik dhe jo vetëm.25-vjeçarja Rexhina Debrova humbi jetën disa minuta pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit.

Sipas ekpsertizës, e reja vdiq nga  tromboembolia polmonare, e cila sipas kirurgëve, nuk mund të evitohej në operacionet urgjente, por vetëm në ato të planifikuara.

Pas arrestimit, dhe më pas lirimit të dy mjekëve nga Gjykata, familjarët kanë protestuar dhe kanë bërë thirrje për drejtësi ndaj këtij rasti.

Por jo vetëm në Elbasan ka patur protesta. Së fundmi, një protestë është zhvilluar dhe në Itali.

Vajzat shtatzënë, në pritje për t’u bërë nëna, si dhe ato të cilat tashmë janë bërë nëna kanë protestuar dhe kanë ndezur një qiri ndërsa kanë kërkuar drejtësi për Rexhinën.

Përshëndetje për homazhin-protestën për Rexhinen jemi mbledhur dhe në Itali…jemi nëna me fëmijë vet dhe kemi ndezur një qiri për Rexhinën te spitali Faenza-Ravenna …duam drejtesi për Rexhinën dhe per gjith nënat e popullin shqiptar, se kemi frik të shkojmë në spitale…”, shkruajnë ato.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY