Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!

Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!

42
0
Shares

Për rreth 1 orë, kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me aleatët e tij opozitarë. Takimi u zhvillua një dita para tryezës që partitë e vogla opozitare do të zhvillojnë me Presidentin Meta.

Në përfundim të takimit, kryetari i PR, Fatmir Mediu tha se qëndrimi është i njëjtë, zgjidhje të situatës politike pa Ramën kryeministër.

Mediu: Kemi të njëjtën qëndrim për situatën, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore. Presidenti i Republikës organizon tryezën jo nga dëshira jonë, por për shkak të situatës së rënë politike për të ndaluar një konflikt që po përkeqësohet çdo ditë e më tepër. 

Nuk përcaktojmë ne se kush është kryetari i PS, as nuk përcakton Rama se kush është kryetari i PD apo i partive të tjera. Çdo parti përfaqësohet me kryetarin që ka zgjedhur. Kryeministri për ne nuk duhet të jetë Edi Rama. Kryeministri për ne është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes. Për këtë arsye ne nuk pranojmë Edi Ramën kryeministër që të jetë zgjidhja për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY