Nipi i Shpëtim Gjikës denoncon Patozin: ‘Më ka futur si firmëtar, jam...

Nipi i Shpëtim Gjikës denoncon Patozin: ‘Më ka futur si firmëtar, jam anëtar i PS-së që nga 2005’

70
0
Shares

Jo vetëm gruaja e Geron Xhafës, vëllait të ish Ministrit të Brendshëm, por edhe nipi i ish kryetarit socialist të Vlorës Shpëtim Gjika, rezulton se “paska firmosur” për krijimin e Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, nipi i Shpëtim Gjikës, Niko Gjokoli, shkruan se është “zgjuar” dhe e ka parë veten si një ndër firmëtarët e Bindjes Demokratike. Gjokolli thotë se ai nuk ka firmosur asgjë e se madje që prej vitit 2005 është anëtar dhe aktivist i Partisë Socialiste.

Reagimi i plotë i Niko Gjokolit:

Sot ne mengjes u gdhiva dhe firmetar i partise Bindja Demokratike. Pra Bindja Demokratike, është e bindur qe une do e firmosja formularin e saj dhe nuk e pa te arsyeshme as te me pyeste, e as te ma paraqiste perpara per firme. Te bindur qe une nuk do ta merrja vesh, hodhen dhe firmen per mua, pervecse me perdoren te dhenat personale. Unë nuk kam asgjë kunder Bindjes, por duke qene se jam anetar i Partisë Socialiste dhe aktivist i saj, qe ne vitin 2005, nuk mund te firmos nje formular per nje parti te djathte, nuk me duket korrekte politikisht. Ky veprim jo vetëm është i pamoralshëm, por me aq njohuri juridike sa kam, përbën dhe veper penale. Nese Bindja Demokratike, ose kushdo qe ne emër te saj ka falsifikuar firmen time, do qe te bindi shqiptaret per nje alternative tjetër politike, ka zgjedhur rrugen e gabuar.

P.s. gabimi shtohet kur shikon qe nr im ID eshte botuar i pafshirë (ne foto i fshiva une nr ID, per mos te perseritur gabimin e tyre) nga gazeta panorama dhe mund te perdoret nga kushdo qe ketej e tutje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY