Tentuan të bllokonin eskortën e kryeministrit Rama, 11 të shoqëruar në Elbasan

Tentuan të bllokonin eskortën e kryeministrit Rama, 11 të shoqëruar në Elbasan

51
0
Shares

11 persona janë shoqëruar në orët e pasdites nga policia e Elbasanit lidhur me tentativën për të bllokuar eskortën e kryeministrit Edi Rama në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ata akuzohen për prishje të rendit publik.

Mbështetës të PD-së por dhe ish deputetë demokratë dolën paraditen e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë për të bllokuar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama drejt Elbasanit ku ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit “bashkia që duam”.

Në ndihmë të forcave të policisë u vendosen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët në disa raste u përplasën me protestuesit në përpjekje për të mbajtur të lirë rrugën që do të kalonte eskorta e kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY