Kremtimi i Pashkës, Meta: Shpresat tek jeta më e mirë do të...

Kremtimi i Pashkës, Meta: Shpresat tek jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët

78
0
Shares

Kreu i Shtetit, Ilir Meta bën një urim për besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar në vigjilje të Pashkës.

Meta shkruan se Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.

Urimi i Metës:

Në vigjilje të kremtimit të Ditës së Ringjalljes së Krishtit, u uroj nga zemra besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar: Nga mot gëzuar Pashkët! Mbarësi, shëndet, paqe e begati në familjet tuaja!

Festa e Pashkëve dhe e dritës që nuk perëndon kurrë, na kujton sot se para malit të së keqes, padrejtësive, veseve, frikës e zhgënjimit, mosbesimit e arrogancës, korrupsionit, dhunës dhe çdo fenomeni negativ që vret paqen, drejtësinë e barazinë sociale dhe helmon rëndë shoqërinë, shpresa dhe e mira nuk vdesin kurrë.

Me besimin në Zot dhe duke përqafuar gjithmonë vlerat më të mira hyjnore, morale e sociale, por edhe kombëtare, me dashuri, harmoni të plotë, dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vëllazërim, secili prej nesh dhe shoqëria jonë në tërësi, mund të tejkalojë çdo sfidë, pavarësisht sakrificave, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes më të mirë, në familjen europiane.

Të dashur miq,

Dita e Ringjalljes së Krishtit gjithashtu na kujton nevojën për të forcuar jo vetëm harmoninë tonë të shkëlqyer ndërfetare, por edhe solidaritetin me njerëzit në nevojë, të sëmurët, të pamundurit, fëmijët e të moshuarit, që kanë aq shumë nevojë për përkujdesje e dashuri të përhershme.

Duke u përcjellë të gjithëve urimet e mia më të mira në prag të kësaj Dite të Shenjtë, jam i bindur se shpresat te jeta më e mirë do të ringjallen për mbarë shqiptarët!

GËZUAR PASHKËT!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY