Plagosje me thikë në Elbasan, kapet autori

Plagosje me thikë në Elbasan, kapet autori

92
0
Shares

Një 46-vjeçar është plagosur me thikë në Elbasan. Policia njofton se në pranga është vënë autori, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirë-organizuar  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin D.T., 46 vjeç,  i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën“, sqaron policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY