Nga kush u vra Admir Murataj, Gjykata i jep kohë Prokurorisë: Duam...

Nga kush u vra Admir Murataj, Gjykata i jep kohë Prokurorisë: Duam prova të tjera

80
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë edhe 2 javë kohë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratajt, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.

Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës. Seanca e ardhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00.

Kujtojmë se Muarataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të viteve 2015-2017.

Admir Murataj akuzohet si organizatori kryesor i grabitjes së armatosur të ndodhur më 9 prill 2019 në barkun e avionit të “Austrian Airlines” në pistën e aeroportit të Rinasit. Ngjarja nxorri në dritë problemet e rënda të sigurisë në aeroport si dhe shkaktoi përplasje mes qeverisë dhe kompanisë koncesionare për përgjegjësitë.

Sipas një njoftimi të policisë, Murataj-i cili në pamjet e rrjedhura në media u shfaq me një maskë silikoni në kokë, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Autorët e tjerë të grabitjes së të paktën 5 milionë eurove i shpëtuan ndjekjes policore dhe mbeten të paidentifikuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY