Kallëzimi penal ndaj kryebashkiakut në Kavajë, Basha: Sulm politik i orkestruar nga...

Kallëzimi penal ndaj kryebashkiakut në Kavajë, Basha: Sulm politik i orkestruar nga Rama

38
0
Shares

Kreu demokrat Lulzim Basha ka komentuar kallëzimin penal ndaj kryetarit të Bashkisë në Kavajë, Isa Sakja.

Basha e cilëson këtë kallëzim si një sulm politik, i orkestruar nga kryeministri Rama. Sipas Bashës, Rama nuk e pranon dot që qytetarët në Kavajë nuk duan të drejtohen nga një përdhunues dhe trafikant droge.

Më tej Basha thotë se ashtu si Rama ka humbur Kavajën, ashtu do të humbasë dhe gjithë Shqipërinë.

REAGIMI I BASHES

Kallëzimi penal kundër Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është sulm politik kundër kundërshtarit politik, i parathënë nga Edi Rama disa javë më parë. Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet.

Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat. Kallëzimi është urdhëruar nga kryeministri i Qazim Sejdinit, që komandon trafikun e drogës në Elbasan dhe e ka bërë qytetin plaçkë betoni të bandave. Sulmi politik ndaj kryebashkiakut të Kavajës vjen nga i njëjti kryeministër që, bashkë me shërbëtorin e tij, Erion Veliaj, kanë betonizuar Tiranën, duke e shndërruar në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan.

As kallëzimet politike, as gazi lotsjellës, as propaganda nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën. Kryeministri më i korruptuar sot në Europë e ka humbur Kavajën dhe, shumë shpejt, ka për të humbur gjithë Shqipërinë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY