Zjarri në katedralen e Notre Dame, reagon presidenti Meta: I trishtuar nga...

Zjarri në katedralen e Notre Dame, reagon presidenti Meta: I trishtuar nga ngjarja

51
0
Shares

Katedralja e famshme e Parisit,Notre Dame, është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Shkaqet nuk janë ende të qarta, megjithatë zyrtarët thotë se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e punës restauruese.

Lidhur me këtë ngjarje që po mban mbërthyer të gjithë botën, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Sipas kreut të shtetit, një lajm i tillë përcillet me trishtim nga ana e tij.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY