U pezullua nga ministrja, Koni: E prisja, vendimi i Shahinit politik dhe...

U pezullua nga ministrja, Koni: E prisja, vendimi i Shahinit politik dhe i porositur

53
0
Shares

Rektori i pezulluar i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nga studio e lajmeve në RTV Ora teksa komentoi vendimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini u shpreh se ai e priste.

Koni tha se personalisht nuk kishte përplasje me kryeministrin Rama, por e kundërta, Rama ka përplasje me të, ndërsa theksoi se  Kryeministri flet pa fakte.

Koni: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet legjitime të 20 prillit 2016. Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.

Sipas Konit vendimi i Shahnit është politik dhe i porositur.

KoniVendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte.

Ai tha se ai vendim cënon autonominë se universitetit, ndërsa e akuzoi atë se bashkëpunon me strukturat e brendshme të Universitetit.

Njuma: Vendimi që është marrë nga ana e ministres së Arsimit, a e konsideroni një cënim të autonomisë së Universitetit?

KoniAbsolutisht që po, sepse argumentat që ka paraqitur ministrja janë të pavërteta dhe më vjen keq që duhet ta them këtu, por janë edhe gënjeshtrime. Minimalisht zonja ministre duhet të kishte gjetur një hapësirë të kohës për të kontaktuar me rektorin e UT, gjë që nuk e ka bërë në asnjë moment. E kam takuar, por jo për probleme të Universitetit të Tiranës./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY