FOTO/Ish-deputeti publikon faktet: E turpshme! Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të...

FOTO/Ish-deputeti publikon faktet: E turpshme! Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash

60
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi referuar disa denoncimeve të  prindërve, ka zbuluar se për të quajtur eskelent dhe për të marrë çertifikatën duhet të paguash vetëm 25 mijë lekë të vjetra.

Ish-deputeti bën dhe krahasimin midis qeverisjes së vendit nga Partike Demokratike dhe qeverisë së sotme të drejtuar nga kryeminstri Rama, duke thënë se para vitit 2013 ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.

Postimi i Luçiano Boçit në facebook:

E TURPSHME!
…kjo që ndodh me nxënësit ekselentë në Arsimin Parauniversitar.
Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.
Vetëm kështu mund të quhesh ekselent tani.
Dokumentat e mëposhtëm flasin qartë. (foto)
Në vend që ata të stimulohen e të shpërblehen, siç dhe duhet, sot atyre u merren para.
Të jesh ekselent në Shqipëri duhet të paguash.
Duhet të paguash se ke merita, se mëson, se je shembull
Para 2013, çdo ekselent merrte një shpërblim simbolik vlerësues nga Qeveria prej 50 mijë lekësh.
Sot për të dalë i tillë në Librin e Artë nuk merr. Jep 25 mijë. Drejtoritë e shkollave u kërkojnë prindërve të tyre të derdhin në llogarinë e caktuar bankare të BKT 40 11 44 035, 25 mijë lekë.

Po nuk e dorëzove shumën nuk figuron i tillë! Nuk shpallesh!
Pra shkurt i bie që në Shqipëri nuk blihen vetëm vota, vetëm favore.
Sot dhe Ekselenca blihet me para.

p.s
Mos harroni gjyqin!!!
Sa të keni Qorrat e Servilët politikë në Drejtësinë e kapur, që të bardhën e bëjnë të zezë e anasjelltas, o burra sulm!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY