FOTO/Admir Murataj “truri” i grabitjes në Rinas, cilat ishin planet e tij...

FOTO/Admir Murataj “truri” i grabitjes në Rinas, cilat ishin planet e tij për të humbur çdo gjurmë

172
0
Shares

Admir Murataj konsiderohet si personi i cili planifikoi gjithë grabitjen e djeshme, ndonëse humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Në fakt, sipas detajeve që mësohen së fundmi, Murataj e ka menduar shumë mirë grabitjen si dhe mënyrën për të humbur gjurmët.

Ai ka përdorur një maskë gome për të mos u dukur si ai. Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.

Në fotot e publikuara Murataj duket me flokë të rëna, ndërsa nëse planet do kishin shkuar sipas planit, policia do ishte në kërkim në një personi në dukje krejt tjetër nga ai.

Gruaja e tij ka qënë ajo që e ka konfirmuar se viktima e grabitjes ishte ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY