Vizita e Ramës në Kukës, Kryebashkiaku Shehu: Qyteti i ‘Nobelit’ nuk do...

Vizita e Ramës në Kukës, Kryebashkiaku Shehu: Qyteti i ‘Nobelit’ nuk do të të presë

73
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka deklaruar se qytetarët e këtij qyteti nuk i cili sipas tij është kandidat për çmimin NOBEL, nuk mund ta presë nesër Kryeministrin Rama duke argumentuar se nuk e ka trajtuar Kukësin si pjesë të programeve qeveritare.

Sipas Shehut, Rama shkon nesër me dëshirën për të shfrytëzuar çdo burim natyror deri edhe aeroportin e Kukësit sipas të cilit është dhuratën është dhuratë për humanizmin që kanë treguar qytetarët e këtij rrethi gjatë luftës së Kosovës.

“Të vetmen bashki që drejton Rama në qarkun tonë është Bashkia e Hasit, së cilës i ofroi laborator droge dhe ikje masive” shkruan Shehu në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kukesi, kandidat per cmimin Nobel per mikpritjen e mijera shqiptareve të Kosoves, nuk mund ta prese neser Kryeministrin qe nuk e trajtoi asnjehere Kukesin si pjese te programeve qeveritare; Kryeministrin i cili e vjel popullin e varfer te Kukesit cdo dite e cdo nate nepermjet takses se rruges; Kryeministrin qe lejon e pranon ndarjen e Kosoves.
Neser ai vjen, si gjithmone, me deshiren per te shfrytezuar cdo burim natyror te Kukesit, deri dhe aeroportin e Kukesit, qe eshte dhurate per popullin e Kukesit per humanizmin e treguar gjate Luftes se Kosoves, i cili me nje te rene te lapsit ua jep koncensionareve si te ishte prone e tij.
E vetmja ndihme per Kukesin, vjen nga vellezerit tane ne Kosove qe ndertuan kopshte, shkolla dhe qendra shendetsore per femijet, ndersa Kryeministrit tone duhet ti tregoje dikush se femijet nuk mund te luajne futboll me barkun bosh.
Kryeministri Rama u mandatua dy here per te drejtuar Shqiperine dhe pasi ofroi kanabizim, kriminalizim, debimin e shqiptareve jashte atdheut dhe deshperimin shoqeror ne vendin tone, ne vitin e 6 te mandatit te tij, po iken me endrren per te drejtuar Bashkine e Kukesit.
Te vetmen bashki qe drejton Rama ne qarkun tone eshte Bashkia e Hasit, se ciles i ofroi laborator droge dhe ikje masive.
Per te gjitha keto, Rama duhet te ike.Top of Form

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY