VIDEO/Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Bashkë deri në ditën kur kjo qeveri...

VIDEO/Mbyllet protesta e opozitës, Paloka: Bashkë deri në ditën kur kjo qeveri të shporret

35
0
Shares

Opozita ka mbyllur dhe protestën e ditës së sotme.

Ai që mbajti fjalën përmbyllëse ishte nënkryetari i PD Edi Paloka, teksa tha se protestën e sotme e drejtuan studentët.

Paloka u shpreh se qëllimi i tyre nuk mbaron pa dërguar në burg ata që mashtruan dhe vodhën qytetarët e thjeshtë.

Më herët protestuesit u zhvendosen te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mban në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën.

Opozita mbajti protestën e 8, ku kërkoi serish largimin e kryeministrit Edi Rama.

LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 avril 2019

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY