Ndaluan grabitësin në rrugë, Lleshaj shpërblen 3 policët e Rrugores

Ndaluan grabitësin në rrugë, Lleshaj shpërblen 3 policët e Rrugores

68
0
Shares

Nuk është hera e parë që Ministri Lleshaj nderon punonjësit e policisë, kur ata kthehen në heronj pasi parandalojnë situata të ndryshme.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me tre punonjës policie, ndonëse jo detyrë e drejtpërdrejt e tyre.

Pas ndalimit të grabitësit të pronarit të një exchange në Tiranë (kliko këtu),  tre efektivët e policisë Rrugore janë shpërblyer dhe vlerësuar nga ministri.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj takoi tre punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët ndaluan dhe arrestuan në flagrancë grabitësin në Tiranë, në tentativën për t’u larguar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka firmosur shpërblimin për punonjësit.

Kujtojmë që më herët, ministri dhe qeveria i paguan të gjitha shpenzimet efektives Ina Nuku e cila u plagos gjatë protestës para parlamentit. Madje së fundmi, ministri e dekoroi me medalje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY