VIDEO/”Mashtrues”, fermerët protesta në Lushnjë: Mos na vini taksa, por na ndihmoni

VIDEO/”Mashtrues”, fermerët protesta në Lushnjë: Mos na vini taksa, por na ndihmoni

185
0
Shares

Paralel me protestën e opozitës para Parlamentit, po zhvillohen dhe protesta të tjera në rrethe.

Së fundmi mësohet se fermerët në Lushnjë dhe Rrogozhinë  kanë dalë në protestë për diçka shumë bazike për ta. Fermerët kundërshtojnë ndryshimin e TVSH per prodhuesit e qumështit.

Në shenjë proteste ata derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e ketij vendimi nga qeveria. 

Burimet bëjën me dije se protestuesit kane bllokuar aksin kryesor rrugor dhe po lëshojnë thirrjet “mashtrues, mashtrues”, kurse ndër pankartat kryesore që mbajnë në duar janë: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY