Sherr i madh mes të rinjve në Elbasan, policia jep detaje :...

Sherr i madh mes të rinjve në Elbasan, policia jep detaje : Një i proceduar, një në kërkim

142
0
Shares

Një sherr me thika ndodhi në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes, ndersa policia ditën e sotme ka zbardhur ngjarjen. Nga ngjarja e rëndë mbeti i plagosur Amarildo Mema.

Burime zyrtare nga policia thonë se është proçeduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  E.B. 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim policor shtetasi A.M. 23 vjeç,  banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.

Grupi i të rinjve u konfliktuan për motive të dobëta dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të mprehta e sende të forta.

Njoftimi zyrtar:

Elbasan

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje”.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.M., 23 vjeç,  banues në Elbasan, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjesve të Policisë së rendit publik”, dhe Plagosje e lehtë me dashje”.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit A.M., dhe E.B., kanë  goditur me mjet të mprehët ( thikë), dhe sendet të forta  shtetasit  U.G., dhe A.M.,

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY