Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, zbulohen 2 shqiptarët dhe italianët

Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, zbulohen 2 shqiptarët dhe italianët

35
0
Shares
Foto Ilustruese

Antidroga italiane ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Sfizio”, ku në pranga kanë 9 persona, 7 italianë e 2 shqiptarë.

Mediat vendase raportojnë se operacioni ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë e kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina. Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siçiliane (babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, M.F)

Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e abruzzesë e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.

Gjatë hetimeve, Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë. Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej tek korrierët e vegjël lokalë.

Gjatë oepracionit “Sfizio”, autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë. 9 personst e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY