Masakra ndaj shqiptarit, reagon ministria e Drejtësisë në Greqi: Po luftojmë mafien...

Masakra ndaj shqiptarit, reagon ministria e Drejtësisë në Greqi: Po luftojmë mafien e burgut

55
0
Shares

Ministria e Drejtësisë në Greqi ka reaguar  pas publikimit të pamjeve të rënda, kur dy të dënuar qëllojnë me thika deri në vdekje një shqiptar, po ashtu të dënuar.

Shqiptari, Albert Bako  i dënuar për vrasjen e një avokati grek dhe plagosjen e 14 personave të tjerë, shihet të dhunohet deri ne vdekje.

Lidhur me këtë ngjarje, ministria sqaron se kanë nisur hetimet dhe se zbulimi i këtyre imazheve dëmton drejtpërsëdrejti gjyqësorin.

Videoja e Korydallos i referohet ngjarjeve të 14 janarit, të cilat tashmë janë duke u hetuar nga një hetues i veçantë dhe është një element i dosjes përkatëse të rastit. Sa i përket këtij rasti të veçantë, dihet se për herë të parë, drejtësia dhe qeveria kanë lëvizur me vendosmëri dhe shpejtësi për një çështje që askush nuk guxonte t’i prekë për vite: Luftimi i mafies se burgut. Rezultati ishte zbulimi i një rrethi të madh kriminal me të cilin askush nuk guxonte të përplaseshin përveç qeverisë së sotme. Hetimi gjyqësor vazhdimisht zbulon aspekte të reja të ciklit të dhunës dhe krimit.

Publikimi i këtyre imazheve në mënyrë të drejtpërdrejtë minon betejën e madhe gjyqësore dhe policore, dhe është pjesë e luftës së vazhdueshme për burgjet e pastra dhe çrrënjosjen e qarqeve kriminale, apo interesat që i mbështesin ato”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY