VIDEO/Dalin pamjet nga ceremonia mortore, Astmer Bilali me pranga dhe i...

VIDEO/Dalin pamjet nga ceremonia mortore, Astmer Bilali me pranga dhe i rrethuar nga policët

662
0
Shares

Këto janë pamjët nga ceremonia mortore e ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, teksa janë përcjellë për në banesën e fundit, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Vëllezërit u ekzekutuan me 15 plumba poshtë shtëpisë së tyre nga persona ende të paidentifikuar. I pranishëm në varrim ishte dhe djali dhe nipi i dyshes, Astmer Bilali të cilit I është dhënë lejë dy ditore, kjo dhe pas kërkesës së gjyshit të tij.

Në videon e mëposhtme i dënuari shihet me prangë në njërën dorë rrethi tjetër i së cilës është i lidhur në dorën e një oficeri policie, ndërkohë që përreth shikohen edhe policë të tjerë.

Astmer Bilali takohet me të afërmit e tij të cilët e ngushëllojnë për humbjen e të atit dhe xhaxhait të cilët mbetën të vdekuar gjatë një atentati ditën e djeshme në Shkodër.

Ish-kampioni i boksit Astmer Bilali humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar.

Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY