Pas Shkodrës blindohet dhe Elbasani, policia kontrolle në makina dhe biznese

Pas Shkodrës blindohet dhe Elbasani, policia kontrolle në makina dhe biznese

80
0
Shares

Policia ka blinduar dhe një tjetër qytet ditën e sotme. Mësohet se në orët e para të mbrëmjes së sotm, Elbasani është rrethuar nga prania e forcave policore në të gjithë qytetin.

Sipas informacioneve, këto masa janë marrë pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet. Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’.

Policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve, por burime për Neës 24 kanë konfirmuar se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY