82-vjeç, Berlusconi garon për deputet në PE, ja arsyeja

82-vjeç, Berlusconi garon për deputet në PE, ja arsyeja

70
0
Shares

Ish-kryeministri i Italisë, Silvion Berlusconi do të garojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. Sipas tij, arsyeja pse po rikthehet sërish në politikë, është dëshira që të luftojë për një BE më të bashkuar.

Berlusconi, 82-vjeçar, e bëri publik lajmin për pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Partitë e koalicionit qeverisës në Itali dëshirojnë që të ndalin procesin e integrimit evropian dhe që fuqia të rikthehet te qeveritë e shteteve të BE-së.

Por, Berlusconi tha se dëshiron pikërisht të kundërtën. Ai tha se dëshiron që Evropa të “rikthehet në projektet e themeluesve të saj, të cilët dëshironin një Evropë më të bashkuar, një Evropë me një politikë të jashtme të përbashkët dhe me një politikë të përbashkët të mbrojtjes”.

Berlusconi tha se nëse Evropa bashkohet ushtarakisht, atëherë do të ishte “fuqi” e madhe botërore.

Për gati pesë vjet, Berlusconit i ishte ndaluar që të garonte për ndonjë post publik, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksa. Por, vitin e kaluar, një gjykatë vendosi që t’ia heqë këtë ndalesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY